Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden

Synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO ia ka shprehur në takim që ka pasur kryeministri në detyre, Albin Kurti, me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Zyra e Kryeministrit thotë se kreu në detyrë i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

 “Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”, thotë njoftimi qeveritar.

 Bëhet e ditur se mes homologëve u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë. /RTKlive

Read Previous

Japonia rifillon punën në centralin bërthamor më të madh në botë

Read Next

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore