Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Garda Kombëtare e FSK-së ka trajnuar kadetët për mbijetesë në kushte dimërore.

Pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së, pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale. /RTKlive

Read Previous

Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden

Read Next

Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës