Kryeministri francez përballet sot me votëbesim

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, përballen të enjten me një votëbesimi dhe qeveria e tij duket se ka gjasa të mbijetojë pasi ai ofroi të pezullojë reformën historike të pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, për të fituar mbështetjen nga e majta.

Socialistët, të cilët mbajnë çelësin e mbijetesës politike të Lecornu-së, e mirëpritën këtë veprim, duke thënë se nuk do të mbështesin mocionet e mosbesimit, një nga e majta ekstreme dhe tjetra nga “Tubimi Kombëtar” i ekstremit të djathtë.

Reuters raporton se rezultati i votimit mund të jetë i ngushtë, pasi rebelë të mundshëm nga socialistët ose republikanët konservatorë mund të votojnë pro.

Në parlament janë 265 ligjvënës nga partitë që kanë thënë se do të votojnë për të rrëzuar Lecornu-në, teksa nevojiten 289 vota për ta rrëzuar atë.

Duke e vënë reformën e pensioneve në prag të mbylljes, Lecornu kërcënon të shkatërrojë një nga trashëgimitë kryesore ekonomike të Macronit, në një kohë kur financat publike të Francës janë në një gjendje të vështirë. 

Vendi është në mes të krizës së tij më të keqe politike në dekada, teksa një sërë qeverish minoritare synojnë të miratojnë buxhetet që ulin deficitin, përmes një legjislature të ashpër të ndarë në tre blloqe të dallueshme ideologjike.

Ndërkohë, socialistët po kërkojnë të përfitojnë nga pushteti i tyre aktual me një përpjekje për të futur një taksë për të rritur të ardhurat, duke vënë në cak njerëzit më të pasur të Francës.

Read Previous

Trumpi do të vizitojë Korenë e Jugut më 29 tetor

Read Next

Rama i përgjigjet VV-së: Para 10 vjetësh s’e njihte as himnin e Kosovës, jo më pafajësinë e Thaçit