Kryeministri francez i mbijeton edhe votëbesimit të dytë

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu i ka mbijetuar edhe votës së dytë dhe të fundit të mosbesimit mëngjesin e së enjtes në Parlament.

Mocioni u mbështet nga 144 deputetë, por i duheshin 289 vota për t’u miratuar.

Ky votim është zhvilluar pasi një mocion është miratuar nga partia e Marine Le Pen, megjithatë, ai kishte pak gjasa të kishte sukses pasi shumica e deputetëve francezë nuk duan të shihen duke votuar në linjat e së djathtës ekstreme./koha.net/

Read Previous

Zbulohet skeleti i një prej dinosaurëve më të vjetër në botë

Read Next

Shqipëria, 67 vjet anëtare e UNESCO-s