KRU “Gjakova” njofton se cilat pjesë të Gjakovës do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se shkaku i një defekti, disa lagje të komunës së Gjakovës do të mbesin pa ujë të pijes.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, 

Ju njoftojmë se është paraqitur një defekt  në gypin ∅200 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë.

Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Jahoc, Orize si dhe lagjet “Brekoc” dhe “Mullah Jusuf” të Komunës së Gjakovës.

Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, për të rikthyer sa më parë furnizimin me ujë!

Read Previous

Tregu i gjelbër në Gjakovë ende me produkte vendore, importi do të ulë çmimet

Read Next

Moti sot në Kosovë