Kreu i KFOR-it i kushton vëmendje të veçantë sigurisë në Kosovë gjatë vizitës në Mal të Zi

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas, në kuadër të vizitës në Mal të Zi, takoi të hënën ministrin malazez të Mbrojtjes, Dragan Krapoviç, por edhe gjeneralin e Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Zoran Lazareviç, me të cilët diskutoi për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë së Kosovës.

“Krapoviç takoi komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me referencë të veçantë për Kosovën. Ai theksoi rëndësinë e pranisë së forcave NATO-s në këtë vend, për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe në rajon”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Mali i Zi do të vazhdojë të mbajë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të KFOR-it, ndërsa rritja e numrit të pjesëtarëve të ushtrisë malazez në KFOR ende pritet të shqyrtohet, duke qenë se nga mbi 4 mijë pjesëtarë në misionin paqeruajtës të NATO-s, vetëm dy janë ushtarë malazezë./AlbanianPost.com

Read Previous

BQK miraton manualin mbikëqyrës për parandalimin të pastrimit të parave

Read Next

Cili është roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilën avancoi Kosova?