BQK miraton manualin mbikëqyrës për parandalimin të pastrimit të parave

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

“Qëllimi i këtij Manuali është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje me rrezikun e paraqitur”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas njoftimit, ky manual mundëson që programi i mbikëqyrjes të shtrihet në të gjitha institucionet financiare në vend.

BQK ka njoftuar se ky manual është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik./rtklive

Read Previous

Kroasant, kafe, një gotë uji dhe vrap/ Zhvillohet gara e kamerierëve francezë

Read Next

Kreu i KFOR-it i kushton vëmendje të veçantë sigurisë në Kosovë gjatë vizitës në Mal të Zi