Krerët e shtetit përgëzojnë Kosovën për fitoren historike

Fitorja e madhe e Kosovës ka sjellë reagime të menjëhershme nga krerët shtetërorë, të cilët e kanë cilësuar këtë sukses si historik dhe një hap të rëndësishëm drejt ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu kanë përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për fitoren historike, duke e cilësuar atë si një moment të madh për vendin dhe një hap drejt Botërorit.

“Historike! Dardanë, faleminderit!” ka shkruar Osmani.

Ndersa kryeministri, Albin Kurti e cilësoi këtë fitore si një kapitull të ri për futbollin kosovar.

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë ka hapur një kapitull të ri. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër,” u shpreh ai.

Ndërkohë, edhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu theksoi se kjo ndeshje është hap i rëndësishëm drejt ëndrrës për Botëror.

Fitorja e Kosovës po konsiderohet si një moment i rëndësishëm për sportin në vend dhe një arritje e madhe në rrugën drejt sukseseve ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kosova dhe rajoni i Ballkanit në qendër të strategjisë së NATO-s, aleanca paralajmëron për rreziqet nga Rusia

Read Next

Ukraina sulmon rafinerinë “Kirishi”, e dyta më e madhe në Rusi