Krasniqi: Mërgata mbështetja më e madhe për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyrën e tij, kryetarin e degës së PDK-së, në Itali, Patriot Krasniqin, së bashku me ekipin e tij.

Në një postim në rrjetin e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se PDK-ja po rritet në diasporë, derisa ka theksuar se mërgata ka qenë është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën.

“Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!”, ka shkruar Krasniqi. /EO

Read Previous

Kurti e njofton zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë për dialogun dhe situatën në veri

Read Next

Rashica ka marrëveshje me Galatasarayn, javë vendimtare për transferimin e tij në Stamboll