KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tre mujorin e dytë

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tremujore (prill, maj qershor 2025) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Nga 656,793.36 sa kishin buxhet për tremujorin e dytë të vitit 2025, LVV ka shpenzuar 498,800.63.

Mbi 200 mijë euro, LVV ka shpenzuar në mallra dhe shërbime, kurse mbi 9 mijë euro në udhëtime.

LVV gjithashtu ka shpenzuar mbi 65 mijë euro qira, kurse për marketing rreth 32 mijë euro.

Në dreka zyrtare, LVV ka shpenzuar 49 mijë euro.

Sipas njoftimit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga buxheti i saj ka shpenzuar gjithsej 263,753.56 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 230,211.63 euro.

Siç thuhet në këtë njoftim në pagat e punëtoreve për muajt prill, maj dhe qershor PDK ka paguar 132,647.14 euro, ndërsa për mallra dhe shërbime janë paguar 107,947.34 euro.

E sa i përket shërbimeve tjera kontraktuese si: shërbime arsimore dhe trajnuese, shtyje jo marketing, kontraktuar e teknike ka shpenzuar mbi 87 mijë euro.

Ndërkaq, LDK ka shpenzuar mbi 94 mijë euro për pagat e punëtoreve, ndërsa për pagesa për shpenzime të marketingut kanë dhënë mbi 48 mijë euro, konkretisht për shpenzime për informim publik.

E sa i përket qirasë nga LDK për tre muaj kanë shpenzuar mbi 27 mijë euro.

Shpenzimet e plota të deklaruara mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Read Previous

Pse Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Read Next

Osmani: Asnjë shoqëri nuk është e lirë nëse gratë mbesin mbrapa