Kosovë – Greqi, formacionet zyrtare

Kosova është nikoqir i Greqisë në takimin që luhet në Grupin B në kuadrë të Kupës së Botës.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me dy kampet që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kosova futet në këtë takim pas fitores 1-0 ndaj Gjoergjisë, duke marrë kështu tre pikët e para në këto kualifikime, e që do të tentojë edhe sonte të fitojë.

Në anën tjetër, Greqia ka vetëm dy pikë, nga dy barazime dhe e di që do të jetë një përballje e vështirë në fushën tonë.

Kujtojmë se kjo është sfida e tretë mes Dardanëve dhe grekëve, me tanët që kanë një barazim pa gola dhe një humbje 2-1.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresevic, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica, Muriqi.

Në anën tjetër, Greqia ka vetëm dy pikë, nga dy barazime dhe e di që do të jetë një përballje e vështirë në fushën tonë.

Formacioni startues i Greqisë: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis, Pavlidis.

/Telegrafi/

Read Previous

Nga nesër kush futet në Shqipëri 10 ditë karantinë

Read Next

Të dyshuar me COVID-19 tentojnë të kalojnë kufirin, arrestohen nga policia