Kosova U21 në grup të vështirë

Ekipi U21 i Kosovës do të ketë punë të vështirë në rrugëtimin për kualifikime drejt evropianit EURO-U21 të vitit 2025. Në shortin e posa përfunduar në Nyon, Kosova është përzgjedhur të jetë në Grupin D, ndërsa si rivalë do të ketë Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Kosova nisi shortin nga vazoja e pestë, ndërsa kualifikimet do të nisin në mars dhe do të mbyllen në tetor të vitit 2024. Pesëdhjetë e dy shtete të ndara në nëntë grupe do të luftojnë për 15 vende që sigurojnë evropianin 2025.

Shqiëpria U21 në anën tjetër ka dalë në Grupin E, ku do të ketë punë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

/TOPSPORTI/

Read Previous

The Beatles dhe këngët e tyre të nënvlerësuara

Read Next

99 vjet nga lindja e një prej artistëve më të mëdhenj të skenës shqiptare, Sulejman Pitarka