Kosova renditet në vendin e dhjetë për nga pjesëmarrja e lojtarëve në turneun Major të CS:GO në Brazil

Tashmë kanë mbetur edhe shtatë ditë nga fillimi i turneut më të madh të CS:GO, IEM Rio Major, i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.

Ekipet më të mira të botës do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë në turneun Major të CS:GO.

Lojtarë nga 34 vende të botës do të jenë pjesë e këtij turneu, ku 24 ekipe po garojnë për t’u shpallur kampion në Brazil.

Shteti me më së shumti lojtarë pjesëmarrës në turne është Danimarka me gjithsej 17 lojtarë, e pasuar nga Brazili dhe Rusia me nga 15 lojtarë.

Kosova renditet në vendin e dhjetë me katër lojtarë pjesëmarrës, të cilët janë pjesë e ekipit më të mirë shqiptar, Bad News Eagles.Reklama

Lojtarët nga Kosova pjesë e ekipit Bad News Eagles që do të luajnë në Majorin në Brazil janë: Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinnopsyy” Budeci, Sener “SENER1” Mahmuti dhe Genc “gxx-“ Kolgeci.

Gjithashtu pjesë e këtij ekipi është edhe Rigon ‘rigoN’ Gashi, shqiptari i cili mbanë nënshtetësinë e shtetit të Zvicrës.

Ndeshjen e tyre të parë ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit brazilian 00Nation. /Telegrafi/

Read Previous

Çmimi i gazit në Evropë bie nën 100 euro për herë të parë që nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia

Read Next

SHBA akuza Kinës: Po tenton “të dëmtojë” sistemin gjyqësor amerikan