Papa Leone XIV dënon zgjerimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”, si përgatitje për sfidën e ardhshme ndaj Turqisë.
Pas fitores ndaj Sllovakisë, që i siguroi vendin në finalen e fazës Play‑Off, Kosova do të kërkojë një rezultat pozitiv të martën në ora 20:45.
Kosova ka një bilanc negativ ndaj Turqisë, me tre humbje në përballjet e mëparshme, 6:1 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë më 2014, në një miqësore ndërkombëtare me lejen e FIFA-s, ku golin për Kosovën e shënoi Albert Bunjaku dhe ndeshja u ndoq nga 17 mijë tifozë.
2:0 në Antalya më 12 nëntor 2016 dhe 4:1 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër më 11 qershor 2017, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, ku golin për Kosovën e shënoi kapiteni Amir Rrahmani.
Por, forma e Kosovës prej asaj kohe është dukshëm më e lartë, me futbollistë që luajnë në ligat më të forta të Evropës.
Sot Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar edhe një video “Behind the Scenes” (pas skenave) rreth udhëtimit dhe momenteve të përgatitjes së Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e madh kundër Sllovakisë, ku Dardanët fituan 4‑3 në gjysmëfinalen e “play‑off”-it për FIFA World Cup 2026, një fitore historike që i çoi në finale përballë Turqisë. /RTKlive