Kosova në vendin e 54-të në Indeksin Global të Paqes

Kosova është renditur në vendin e 54-të në edicionin e vitit 2026 të Indeksit Global të Paqes, duke shënuar gjithsej 1.83 pikë në nivel global. Në kuadrin e Evropës Perëndimore dhe asaj Qendrore, rajon i cili zakonisht dominonsigurisë globale, vendi i vogël ballkanik e gjen veten të pozicionuar në vendin e 30-të.

Kosova është pozicionuar më keq se vendet fqinje në nivel global, përfshirë Malin e Zi (30) Shqipërinë (36), Maqedoninë e Veriut (48) dhe Bosnje-Hercegovinën (48). Kosova, megjithatë, vazhdon të jetë në mesin e vendeve me nivel të lartë të paqes. Kosova qëndron më mirë se Serbia, e cila është renditur në pozitën e 70-të.

Indeksi i përvjetshëm i Paqes i klasifikon shtetet në kategori të ndryshme, duke matur nëse niveli i paqes është shumë i lartë, i lartë, mesatar, i ulët apo shumë i ulët.

Në krye të Indeksit Global të Paqes qëndron Islanda (1) – për herë të 18-të radhazi – pasuar nga Zelanda e Re (2), Zvicra (3), Sllovenia (4) dhe Irlanda (5).

Në fund është Rusia (163), për shkak të agresionit në Ukrainë. E kjo e fundit është renditur në vendin e 160-të. Sudani (162), Republika Demokratike e Kongos (163), Izraeli (159), Sudani Jugor (158), Afganistani (157), Jemeni (156), Siria (155) dhe Mali (154) janë në mesin e top-10 vendeve që janë në fund të Indeksit Global të Paqes.

Në krye listës “Konfliktet e Vazhdueshme të Brendshme dhe Ndërkombëtare” qëndrojnë Islanda, Mauritiusi dhe Uruguaji, të cilat ndajnë pozitën e parë me me 1.101 pikë, pasuar nga Zelanda e Re dhe Singapori që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, kurse Kosova ndan vendin e 86-të me Kuvajtin, Omanin dhe Taiwanin.

Rusia, Ukraina, Sudani, Republika Demokratike e Kongos dhe Siria janë vendet me niveleit më të lartë të konflikteve dhe armiqësive, sipas Indeksit Global të Paqes.

Ndryshe, sipas raportit, bota ka hyrë në një epokë të re gjeopolitike të pagëzuar si “Thyerja e Madhe” ku numri i konflikteve aktive shtetërore ka arritur pikën më të lartë në historinë moderne që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. /Albanianpost.com

Read Previous

“New York Times”: Protesta në Shqipëri nuk është kundër Trump, Kushner-it apo Izraelit

Read Next

Bota shënon Ditën e Autenticitetit, guximi për të qenë “vetvetja”