Përhapja e gripit të shpezve edhe në Itali e Hungari, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterenarisë në Kosovë të ndalojë importin e kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të këtyre dy shteteve. Kjo ndalesë sipas AUV do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare. Ndërkohë ditë më parë kjo agjensi kishte ndaluar importin edhe nga Gjermania.
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: