Kosova mëson sot rivalët e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029

Sot nga ora 10:30 do të zhvillohet shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 në kryeqytetin letonez, Riga.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.

10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore. Një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.

Kosova është në vazon e dytë dhe sot do të mësojë kundërshtarët.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Katër kombëtare – tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Vazo 2: Kosova, Norvegjia, Irlanda

KosovaPress

Read Previous

Kurti: Për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro

Read Next

Ukraina rrëzon 112 dronë rusë, Rusia 7 të Ukrainës