Kosova mban stërvitjen e dytë para miqësores me Armeninë

Pas seancës së djeshme, Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e dytë para miqësores me Armeninë.

Kombëtarja jonë më 22 mars luan në udhëtim te Armenia, kurse, më 26 mars luan miqësoren e dytë kundër Hungarisë.

Stërvitja e sotme mbahet në Kampin Nacional në Hajvali prej orës 11:00.

Në stërvitje e djeshme ishin të pranishëm 17 futbollistë, ndërsa në stërvitjen e radhës ekipi pritet të kompletohet.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë dhe angazhim i lojtarëve ka qenë në nivel të lartë në stërvitjen e parë. /RTK/

Read Previous

Ndalohet një person që kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë

Read Next

Raporti i OKB-së: Më shumë se 1 milion njerëz në Gaza vuajnë nga uria