Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me homologun e tij nga Gambia, Sering Modou, me të cilin ka arritur pajtueshmëri për një marrëveshje bashkëpunimi dhe zhvillim të trajnimeve të përbashkëta.
“Së bashku me ministrin diskutuam për zhvillimin bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes, duke u koordinuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, pastaj zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha të cilat ushtritë tona kanë më shumë nevojë”, ka shkruar ministri.
“Përqafimi i vlerave demokratike na bënë më afër njëri-tjetrit dhe më të lehtë bashkëpunimin, të gjitha aktivitetet tona që mund të zhvillohen në të ardhmen, do të jenë në përputhje me vlerat dhe parimet e NATO-së dhe të koordinuara me partnerët tanë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Takimi është realizuar gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ku pjesëmarrës ishte edhe shefi i stafit të mbrojtjes, Gjeneral Yankuba Drammeh, vetëm disa ditë pasi Kosova bleu disa dronë “Bayraktar TB-2” nga Turqia, investim ky që nga autoritetet kosovare po konsiderohet se njëri nga investimet më të mëdha në ushtri.
/albanianpost/