Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po punojnë me përkushtim të plotë që në vendin tonë të organizojnë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë.

Programi i Lojërave Mesdhetare përmbanë 24 sporte dhe pjesëmarrje të afër 5000 sportistëve.

“Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministri Hajrulla Çeku.

Çka përfiton Kosova me organizimin e Lojërave Mesdhetare?

Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare
Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror
Infrastrukturë fizike të modernizuar
Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv
Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend. / KultPlus.com

Read Previous

DPA kujton fillimin e Luftës së Parë Botërore, 109 vjet më parë

Read Next

Oda Amerikane i kërkon Qeverisë që të adresojë menjëherë sfidat e rritjes ekonomike