Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se të premten do ta heqë tarifën doganore për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kjo dëshmon marrëdhëniet e mira me SHBA-në.
“Tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë zero për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria emëroi Hysen Musliu Drejtor të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike.
Ka pezulluar marrëdhënien e punës për Sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, për shkak të ngritjes së një aktakuze lidhur me detyrën e tij zyrtare.
“Pezullimi nga detyra në rast të ngritjes së aktakuzës është obligim ligjor i qeverisë”, ka thënë ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.