Kosnett: Prokurorët të mos frikësohen nga llogaridhënia dhe të jenë shembull në shoqëri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve duke kujtuar veprën e Anton Çettës tha se është shembull historik kur individi është përballur me rrezikun për të mbrojtur vlerat që i vlerëson lart.  

Ai kërkoi nga prokurorët që të mos frikësohen nga llogaridhënia dhe të shërbejnë si shembull në shoqëri.

“Prokurorë, mbrojtës të viktimave dhe staf ndihmës, mbani në mend që publiku ju beson që të jeni prijës të sundimit të ligjit. Mos iu frikësoni llogaridhënies. Përqafojeni atë. Kërkoni nga vetja, kolegët dhe prijësit tuaj që t’i përmbaheni standardit më të lartë ligjor dhe etik. Mbroni me forcë të drejtat e viktimat dhe siguroni dinjitet njerëzor për të akuzuarit.  Kërkoni drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh pozita e tyre në shoqëri. Dhe ju nxis t’i mbani këto standarde e të shërbeni si shembull në shoqëri edhe në jetën tuaj personale”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan u shpreh i bindur se prokurorët do të tregojnë forcën dhe zgjuarsinë e duhur për të rezistuar dhe mbizotëruar në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe ligjit./KosovaPress.

Read Previous

Më 5 shkurt do të mbahet seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit

Read Next

​Rasti i Shtëpisë së Bardhë dhe bustit të Winston Churchill