Kori i Filharmonisë së Kosovës gati për koncertin e 20-vjetorit

Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta shënojë 20-vjetorin e themelimit nëpërmjet një koncerti në Tiranë. Dirigjenti dhe kompozitori Rafet Rudi do të drejtojë programin i cili vjen në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Me pjesëmarrjen e violinistes, Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë duke përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads.

Dirigjenti Rudi ka qenë i ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, përtej aspektit koncertal ka folur për ndikimin e korit ndër periudha të ndryshme.

“Ekzistenca e ansambleve të tilla të përgatitura dhe profesionale ndikojnë në pasurimin e literaturës muzikore korale”, ka thënë ai. Tutje ka treguar për dallimet ndër shtetërore për nga aspekti i muzikës korale.

“Muzika korale e Kosovës në Shqipëri është e çmuar për shkak se për një kohë është prodhuar muzika ‘acapella’ dhe është arritur një nivel shumë më i lartë sesa në Shqipëri. Ne s’kemi pasur orkestra simfonike, kurse te ata s’është kultivuar muzika korale”, ka thënë Rudi.

Koncerti do të mbahet më 2 shkurt duke filluar nga ora 19:00. /RTK/

Read Previous

Vazhdon dëshminë dëshmitari i 43-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Borrell: Fitorja e Ukrainës është garancia më e mirë e sigurisë për Evropën