GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të martën se Prokuroria Speciale e Kosovës mund ta hetojë procesin e shpërndarjes së fondeve publike nga Ministria e Bujqësisë pas dyshimeve se janë ndarë grante e subvencione për familjarët e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet, duke shtuar se mund të ketë edhe ndëshkime.
“Unë mendoj se kjo është një çështje e thjeshtë. Duhet të ekzistojë një mekanizëm meritokratik për mënyrën e ndarjes së granteve dhe subvencioneve, prokuroria mund të hyjë aty. E nëse ka pasur ndërhyrje, mund të ndeshkohet, nëse nuk ka pasur, duhet të japin përgjegjësi ata që bëjnë propagandë”, ka thënë Konjufca para gazetarëve.
Ndryshe, mediat kanë raportuar ditëve të fundit rreth favorizimeve familjare dhe shpërthimit të nepotizmit në Ministrinë e Bujqësisë. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka ndarë grant në vlerë prej rreth 100 mijë eurosh për vëllain e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke thënë se funksioni politik nuk duhet të jetë pengesë./Albanianpost.com