Konjufca: Ky mëngjes na tronditi me tragjedinë e ndodhur në Bullgari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i tronditur për aksidentin tragjik në Bullgari, si pasojë e të cilit humbën jetën 46 persona.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia. Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca./GazetaSinjali/

Read Previous

Policia ndalon një kamion në Prevallë, gjen 25 viça të kontrabanduar

Read Next

Dy versione se si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari