Kongresisti Ritchie Torres: Kosova gjithmonë e pavarur

Në dhjetor të vitit 2023, Kingsley Wilson, që tani është emëruar zëvendëssekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes në ShBA, kishte bërë një postim në Twitter që pati ngjallur reagimin e komunitetit shqiptar.

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, ishte postimi i saj.

E me të marrë këtë pozitë, deklarata e saj u rikthye sërish në skenë.

Ajo u komentua nga shumë, e në mesin e tyre edhe nga kongresisti amerikan, Ritchie Torres.

Kongresisti amerikan tha se Wilson po përpiqet “me turp që ta delegjitimojë Kosovën”, por thotë se kjo nuk do të funksionojë.

“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretare e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, po përpiqet me turp të delegjitimojë Kosovën, i cili ka qenë aleati i vetëm më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor”.

“Asnjë sasi e revizionizmit historik nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë një demokraci e pavarur”, potencoi Torres. /Klankosova.tv/

Read Previous

Osmani takon përfaqësues të organizatave

Read Next

Grevat në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, anulohen 80% e fluturimeve