Konfiskohen mbi 1 kilogram marihuanë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë.

“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë  15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në raport./Telegrafi/

Read Previous

Edhe sot do të tentohet të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

Read Next

Më 23 nëntor mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro