Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator në Balmoral dhe pas tre javësh zi familja mbretërore i është rikthyer normalitetit. Megjithatë, ka disa pyetje në lidhje me vdekjen e saj dhe veçanërisht certifikatën e saj të vdekjes.

Dokumenti në fjalë është një çështje publike dhe ka zbuluar se Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”. Ai u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.

Ndërsa, kur Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99-vjeçare, nuk pati asnjë njoftim nga Pallati dhe një muaj më vonë, doli se shkaku i vdekjes së tij ishte “pleqëria”.

Raporti i tij i vdekjes tregoi se nuk kishte asnjë sëmundje ose lëndim tjetër që kontribuoi në vdekjen e tij, duke përfshirë zemrën që kërkonte operacion vetëm disa javë para se të vdiste./abcnews.al

Read Previous

Inflacioni në Eurozonë shënon një tjetër rekord

Read Next

​Nesër mbahet Kuvendi Statutar i FBK-së