Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Tashmë konfirmohet se Italia dhe Argjentina do të luajnë në stadiumin Wembley më 1 qershor, si fitues të Kampionatit Evropian dhe të Kupës së Amerikës.
Ky turne i vetëm konsiderohet si një lloj Superkupë midis dy garave më të mëdha kontinentale në botë.https://5f11e7faa69ee68acb5713d50556d5ca.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Italia mundi Anglinë në stadiumin Wembley me penallti verën e kaluar për të fituar EURO 2020.
Argjentina mposhti Brazilin 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës dhe u kurorëzua kampione e Amerikës së Jugut për herë të parë në 28 vjet.
Më parë u tha se do të luhej në një datë në qershor në Londër, por vendi dhe data e saktë nuk ishin ende zyrtare.
Kjo nuk është hera e parë që planifikohet një përplasje e tillë, pasi ka ndodhur edhe në vitet 1985 dhe 1993, kur u quajt trofeu “Artemio Franchi”, ose Kupa e Kombeve të Evropës/Amerikës së Jugut.
Ai u ringjall këtë vit si pjesë e një mirëkuptimi të arritur midis UEFA-s dhe CONMEBOL. /Telegrafi/