GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ende nuk janë bartur mjetet nga Ministria e Financave në buxhet të tyre, pavarësisisht që miratimi në asamblenë komunale është bërë më 27.11.2025.
“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit” – ka deklaruar Komuna e Prishtinës më 02.12.2025 në rrjetin social “Facebook”.
Vështirësitë financiare dhe mungesa e furnizimit me karburantë kanë bërë që nga 24.11.2025, të ndërpritet qarkullimi për të gjitha linjat.
Sindikata e transportuesve publik kanë deklaruar se deri sa të t’i barten mjetet në llogaritë e tyre, do të vazhdojnë greven. /Kallxo.com