Kolonel Lumni Graishta priti në takim zv. Komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Kolonel Besnik Fana

Sot me datë 20.02.2024 Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, në ambientet e Drejtorisë Rajonale priti në takim zyrtar Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Kolonel Besnik Fana.

Në këtë takim është biseduar dhe dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, e në veçanti në mes të kontingjentit nga Republika e Shqipërisë.

Po ashtu u rikonfirmua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, në veçanti në fushën e trajnimeve, patrullimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të informacioneve.

Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe Brigadës Shumëkombëshe të Perëndimit, në funksion të ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Read Previous

OBSH raporton rritje të rasteve të fruthit me 79% gjatë vitit të kaluar

Read Next

​Certifikohen 200 të rinj për teknologji informative, Osmani: Kosova vatër e inovacionit