Komiteti Olimpik i Kosovës e ka shënuar sot Ditën Botërore të Sportit me aktivitete të ndryshme sportive në Prishtinë.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë që sporti ka një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e shëndetit, edukimit dhe vlerave të mirëqenies sociale, raporton Kosovapress, përcjell Klan Kosova.
shëndetin “Sporti ka një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e shëndetit, edukimit dhe vlerave të mirëqenies sociale. Është një mjet i fuqishëm për të sjellë bashkë komunitetet, për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj ka thënë që të gjithë duhet ta ruajnë ambientin.
“Kjo ditë e cila shënohet në edicionin e 14-të ka për mesazh që të kemi një mjedis të pastër i cili duhet të ruhet nga ne të gjithë pjesëmarrësit të cilët jemi në këtë ambient. Prandaj, ta ruajmë mjedisin, të lobojmë që të kemi një mjedis të pastër”, ka thënë Alaj./Klankosova.tv