Klubi i themeluar në një kafene nëntë vjet më parë bëri histori në garat e Evropës duke marr fitoren e parë

Klubi nga Gjibraltari, FC Magpies ka shënuar fitore në paraqitjen e tyre debutuese në garat evropiane, gjë që ka qenë arsyeja që shumë media evropiane kanë pyetur se kush janë në të vërtetë “Magpies”.

Dhe historia e Magpies është shumë interesante, pasi klubi u themelua nëntë vjet më parë në një kafene.

Louis Perry, i cili u përpoq pa sukses të kishte një karrierë si futbollist profesionist në Angli, mbërriti në Gjibraltar në vitin 2010 si 18-vjeçar kur gjyshërit e tij blenë kafenenë e Brunos.

Ai luajti futboll amator në Gjibraltar përpara se shoqata e futbollit të vendit të njihej ndërkombëtarisht, por kur UEFA e mori nën krahun e saj në 2013, kjo do të thoshte se karriera e Perryt mori fund.

Megjithatë, ai më pas kishte idenë për të formuar klubin e tij me miqtë e tij nga kafeneja i Brunos.

“Më thanë se duhej të paguaja 500 funte për regjistrimin e një klubi të ri. Unë i kërkova gjyshërve të mi nëse donin të bëheshin sponsorë, të më jepnin 500 funte dhe në këmbim t’i vihej klubit me emrin e lokalit. Ata ranë dakord dhe kështu u themelua klubi në vitin 2013”, ka treguar Perry.

Djemtë që vizitonin shpesh lokalin ‘Bruno’s’ luanin për klubin dhe Perry punësoi Mick Embelton, një njeri që i fliste shpesh për futbollin në kafene, si trajnerin e parë të ekipit.

Dëshira e vetme e Embeltonit ishte që në emër të klubit të përfshinte pseudonimin e Neëcastle, klubi që ai mbështet – Magpies.

Hap pas hapi, klubi përparoi dhe luajti në nivelin e dytë të futbollit të Gjibraltarit, dhe kur solli Haig Oundjian, ish-presidentin e Watford, si bashkëpronar të ekipit në vitin 2019, klubi u bë profesionist dhe fitoi një vend në ligën e parë.

Me kalimin e viteve, përveç miqve të Perryt, në klub filluan të luanin edhe të huaj dhe vetë Perry doli në pension për t’iu përkushtuar detyrës presidenciale.

Si skuadra e katërt sezonin e kaluar, Magpies e Brunos u kualifikuan në raundin e parë paraprak të Ligës së Konferencës dhe mbrëmë me emrin Magpies, për shkak të rregullave të UEFA-s për ndalimin e sponsorëve në emër të klubit, mposhtën Crusaders nga Irlanda e Veriut me rezultat 2-1 dhe kështu iu afrua një hap më pranë vendosjes në turin e dytë preliminar ku e pret Baseli i njohur.

Megjithatë, edhe nëse ata bien nga Liga e Konferencës në Irlandën e Veriut, Perry dhe miqtë e tij nga bari i Brunos mund të jenë krenarë sepse ata bënë histori dhe arritën atë që nuk mund ta kishin ëndërruar në 2013. /Telegrafi/

Read Previous

Kritikoi luftën Rusi-Ukrainë, dënohet me 7 vite burg politikani rus

Read Next

Gjashtëvjeçari rrëzohet nga traktori, pëson lëndime të rënda në kokë