Klopp: Man City i vetëm për titull, ne të tjerët duhet të luftojë për top katërshe

Jurgen Klopp është i bindur se vetëm Manchester City është i denjë për titullin kampion në Ligën Premier.

Përkundër se tifozët e Liverpoolit presin që skuadra e tyre të kthehet në luftë për titullin kampion, ndryshe mendon trajneri Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka thënë se skuadrat e tjera duhet të luftojnë vetëm për një pozitë në Ligën e Kampionëve, pasi për titull është shumë e vështirë.

“Mendoj se vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin në këtë moment, ne të tjerët duhet të shohim dhe të sigurojmë sa më shpejt një nga katër vendet e para të Ligën Premier”.

“Këtu përfshihet edhe Liverpooli, sa më shpejt të sigurosh pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve aq më shumë mundësi ke edhe për të ecur në garën e titullit”, tha Klopp.

Megjithatë Klopp thotë se tani për tani mendon vetëm për fazën përgatitore dhe të krijoj harmoninë e duhur brenda skuadrës.

“Nuk e di nëse skuadra ime do të jetë në atë pozicion. Na duhet të grumbullojmë shumë pikë, edhe pse një klub si Liverpooli e ka detyrim të jetë në garë dhe mes favoritëve për tituj. Tani për momentin unë nuk mendoj për kampionatin, duhet të përfundojmë në mënyrën e duhur fazën përgatitore”.

“Për mua e rëndësishme është të krijoj harmoninë e duhur në skuadër, pasi aty është baza për një sezon pozitiv. Nëse ia dalim, atëherë mund të bëjmë mirë në garën e Premier League”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Read Previous

Opozita tregohet pasive në Kuvend, parashtruan vetëm 68 pyetje parlamentare

Read Next

Këshilltarja e Kurtit, Elizabeth Growing jep dorëheqje nga zyra për komunitete