Kjo është ura e re, nëpër të cilën do të kalojnë kosovarët që vizitojnë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. / KultPlus.com

Read Previous

Shqiptarët në krye të listës së të dëbuarve nga BE-ja

Read Next

Kryeministri i parë arbëresh i Italisë: “Jam shqiptar me gjak dhe zemër”