Kishin groposur drogën në plazh, kapet çifti në Greqi

Gjatë vëzhgimit, oficerët e policisë panë burrin duke nxjerrë nga toka ku i kishte groposur dy pako me drogë

Një çift grek, burrë e një grua, ishin vënë nën vëzhgim nga oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve të Pirgos , për të cilët kishin informacione se tregtonin drogë në Ilia. 

Kur i panë duke mbërritur me një automjet në një plazh në zonën e Bashkisë së Pinios, kuptuan se ata nuk kishinardhur për plazh.

Gjatë vëzhgimit, oficerët e policisë panë burrin duke nxjerrë nga toka ku i kishte groposur dy pako me drogë duke i arrestuar menjëherë.

Kur hapën pakot, brenda tyre gjetën gjithsej dy kilogramë e 25 gramë kanabis të papërpunuar të tharë.

Më pas gjatë kontrollit në banesën e çiftit u gjetën edhe shtatë gramë kanabis. 

Ndaj tyre është ngritur një dosje për veprat penale të mbajtjes, transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe janë dërguar në Prokurorinë e Amaliadës, shkruan Protothema./Botasot/

Read Previous

Moti në Gjakovë për ditët në vijim

Read Next

Prindërit në protestë, kërkojnë hapjen e kopshteve