Kina prezanton mjetin më të shpejt të transportit tokësor me 600 km/h

Kina ka prezantuar një tren të ri, i cili mund ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 600 kilometrash në orë, raportuan mediet shtetërore kineze.

Kjo shpejtësi e bën trenin e ri mjetin më të shpejtë të transportit tokësor në botë, shkruan Reuters.

Duke e përdorur forcën elektromagnetike, ky tren qëndron pezull mbi binarë, pa kontakt fizik me hekurudhën.

Me shpejtësi maksimale, njerëzit do të mund të udhëtonin me këtë tren nga Pekini deri në Shangai për vetëm dy orë e gjysmë. Distanca mes këtyre dy qyteteve është mbi 1.000 kilometra.

Ky udhëtim do të zgjaste tri orë me aeroplan dhe pesë orë e gjysmë me tren të shpejtë të zakonshëm.

Shtetet nga Japonia deri te Gjermania po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të rrjeteve të ashtuquajtura maglev, ndonëse kostoja e lartë dhe mospërshtatshmëria me infrastrukturën e tanishme hekurudhore paraqesin vështirësi për zhvillim të shpejtë./GazetaSinjali/

Read Previous

Arrestohet futbollisti i Evertonit

Read Next

Konfirmohet orari i saktë i dy xhirove të para në Serie A