KFOR-i i shqetësuar, serbët po neglizhojnë kërkesën e Qeverisë për konvertimin e targave

Refuzimi i serbëve të Kosovës për t’i konvertuar targat e tyre në RKS nga ato ilegale me akronime si “KM”, “PZ”, e të tjera, sipas zëvendëskëshilltarit politik të komandantit të KFOR-it, Ferenc Kajari, Alexander Aalmo, është një fakt shqetësues.

Aalmo i cili është pjesëmarrës në seminarin “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-së që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se KFOR-i bazuar në kompetencat e tij do të bëjë çmos që t’i zgjidhin telashet e mundshme të cilat mund të shfaqen si pasojë e neglizhimit të kërkesës së Qeverisë së Kosovës nga ana e serbëve për konvertimin e targave në “RKS”.

“Roli i KFOR-it vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, është shprehur Aalmo.

Kanë kaluar 38 ditë dhe numri i serbëve të cilët kanë përfillur kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të konvertuar targat e tyre ilegale në ato RKS, mbetet një shifror.

Serbët e Kosovës duke filluar nga 1 shtatori kanë pasur dy muaj kohë, për t’i konvertuar targat e tyre ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.

Një gjë të tillë e kishte konfirmuar vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, ku ftoi të gjithë qytetarët serb ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kështu duke u liruar edhe nga detyrimi i pagesës së TVSH-së, akcizës e doganës.

Megjithatë deri më tani 9 persona kanë zgjedhur ta dëgjojnë Albin Kurti, kështu duke i konvertuar targat e tyre, ku 7 prej tyre janë të nacionalitetit serb.

“Veturat janë riregjistruar në katër qytete të ndryshme, një në Prishtinë, tre në Mitrovicë, dy në Prizren dhe tre në Gjilan”, kishte treguar Ministria e Punëve të Brendshme. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministria e Ekonomisë: Institucionet relevante janë duke monitoruar tregun për parandalim të rritjes së çmimeve

Read Next

​Kosova has në vështirësi për identifikimin dhe menaxhimin e aseteve jashtë vendit