KFOR: Dialogu e vetmja rrugë për të ulur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Misioni i NATO-s në Kosovë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

KFOR thekson se kjo është e vetmja rrugë për të ulur tensionet.

KFOR ka kërkuar nga palët të mos nxisin tensione, duke njoftuar se do të vazhdojnë të krijojnë mjedis të sigurt për qytetarë.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtdhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR. /EO

Read Previous

MKRS thyen heshtjen dhe flet për ndeshjet e dyshimta në Superligën e Kosovës në futboll

Read Next

Ngritet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë