Këto zona në qytet do të shfrytëzohen për parkingje publike

Mungesa e parkingjeve në qytet vazhdon të jetë një ndër problemet e shumta jo vetëm për këmbësorët, por edhe për veturat.Në vazhdën e realizimit të shumë projekteve infrastrukturore komuna e Gjakovës këtë vit do të fillojë me planin për rregullimin e parkingjeve publike në qytet. Drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati tregoi se hapësira përreth QKMF-së dhe ajo te Sahat Kulla do të jenë disa nga pjesët që do të shfrytëzohen për parkingje publike.  

Kastrati tha se në procedurën e tenderimit janë edhe dy rrugët në qytet “Martirët Qerkezi” dhe Washington. Me këtë rast do të bëhet zgjerimi i këtyre rrugëve ku hapësirat e njërës apo edhe të dy anëve të rrugëve do të shfrytëzohen për parkingje.

Projekti i komunës për parkingje publike është i mirëpritur për qytetarët. Jusuf Elezi tha se ky është një vendim shumë i qëlluar.

Qytetarët thonë se kjo do të jetë e mirëseardhur, për shkak se trafiku në qytet është i mbingarkuar. Ndërsa drejtori Kastrati shtoi se komuna e Gjakovës që nga përfundimi i luftës, vazhdon të përballet me numër të madh të automjeteve nëpër trotuare dhe parkingje private, të cilat po e dëmtojnë arkën e shtetit si dhe qytetarin.

Read Previous

LDK në Gjakovë hap fushatën zgjedhore

Read Next

​Vijon rritja e viktimave dhe rasteve të reja në SHBA dhe Brazil