Kënga Magjike’ fillon në mars

Festivali ‘Kënga Magjike’, i cili tash e sa vite drejtohet nga Ardit Gjebrea, këtë vit do të mbahet në muajin mars.

Gjebrea ka zbuluar edhe datat dhe disa detaje tjera se kur dhe si do të mbahet edicioni i sivjetëm i këtij festivali.

‘Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen’, ka njoftuar Gjebrea përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Por ky vit do të vijë më ndryshe, artistët pjesëmarrës do të shpërblehen me para. Ky solidaritet është bërë për të nxitur artistët që të mbajnë gjallë magjinë e këngës shqipe.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea në një postim në Insatagram duke zbuluar se artistët pjesëmarrës do të shpërblehen me nga 200 mijë lek ndërkaq fituesi do të marrë 500 mijë lek.

‘Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit. Është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe’, ka shkruar Gjebrea në Instagram. / KultPlus.com

Read Previous

​Mustafa: Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje me njësi speciale

Read Next

​Për ditën e zgjedhjeve angazhohen 88 prokurorë dhe 30 gjyqtarë