Kemal Ademi huazohet te Fatih Karagumruk

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, në pjesën e mbetur të sezonit do të luajë te klubi nga Superliga turke, Fatih Karagumruk.

25-vjeçari, i cili është në pronësi të Fenerbahces, është huazuar në këtë afat kalimtar dimëror te skuadra e tij e re.

Lajmin e ka konfirmuar klubi që e pronëson përmes një njoftimi në faqet zyrtare.

“Lojtari ynë, Kemal Ademi, është huazuar te Fatih Karagumruk deri në fund të sezonit. Ne i urojmë sukses”, thuhet në njoftim.

Ademi, i cili ka lindur në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë nga prindër me origjinë nga Prizreni, është rritur në Zvicër.KosovaPress

Read Previous

Filmi”Zgjoi”shfaqet në festivalin e Sundance

Read Next

Hoti kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve policorë që e keqpërdorin detyrën