Filmi”Zgjoi”shfaqet në festivalin e Sundance

Yllka Gashi appears in Hive by Blerta Basholli, an official selection of the World Cinema Dramatic Competition at the 2021 Sundance Film Festival. Courtesy of Sundance Institute | photo by Alexander Bloom. All photos are copyrighted and may be used by press only for the purpose of news or editorial coverage of Sundance Institute programs. Photos must be accompanied by a credit to the photographer and/or ‘Courtesy of Sundance Institute.’ Unauthorized use, alteration, reproduction or sale of logos and/or photos is strictly prohibited.

Filmi “Zgjoi” me regjisore Blerta Basholli është shfaqur premierë në edicionin e sivjetshëm virtual të Sundance në Amerikë.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ‘Zgjoi’ është “një vështrim fuqizues i një gruaje që përballet me humbjen e burrit” siç e përshkruan IndieWare. Përderisa është në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës, Fahrija (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) sfidon banorët e fshatit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave që të jenë të pavarura dhe të punojnë për të mbijetuar bashkë.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Read Previous

Lejohen 200 shikues në ndeshjen për Kupën e Kosovës në basketboll

Read Next

Kemal Ademi huazohet te Fatih Karagumruk