Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur një marrëveshje të rëndësishme që synon të ruajë stabilitetin tarifor dhe të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike gjatë vitit 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja është bazuar në raportin konsultativ të Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe është realizuar në koordinim me KESCO (FSHU).
Në kuadër të saj është dakorduar një mekanizëm i profilizimit të kostove, i cili parasheh riprogramimin e obligimeve financiare për periudhën janar–mars 2026.
Ky mekanizëm përfshin disa masa konkrete, si shtyrja e përkohshme e pagesave për të lehtësuar barrën financiare afatshkurtër, mundësia e pagesave me këste në periudhë të mëvonshme, si dhe shpërndarja e kostove ndërmjet viteve tarifore.
Gjithashtu, theksohet se të gjitha veprimet do të realizohen në përputhje me kushtet kontraktuale ekzistuese.
Falë këtij aranzhimi, pritet të shmanget rritja e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin e furnizimit dhe duke mbrojtur interesat e konsumatorëve.
KEK ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luajtur një rol kyç në garantimin e sigurisë energjetike dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit energjetik në Kosovë, në funksion të interesit publik. /RTKlive