KB “Vëllaznimi” rikthehet në Superligën e basketbollit kosovar

Skuadra e “Vëllaznimit” ka arritur që edhe në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, në kuadër të Finales së dytë, të Liges së Parë, kundër skuadrës “Prishtina e Re” të shënojë fitoren e dytë, duke arritur kështu që sezonin 2021/2022 ta mbyllë pa asnjë humbje, rezultate këto që ia kanë mundësuar gjakovarëve rikthimin në Superligën e basketbollit kosovar.

Përkundër ndeshjes së parë e cila u zhvillua në Gjakovë, ku skuadra e Vëllaznimit kishte epërsinë gjatë tërë ndeshjes, në këtë ndeshje epërsinë deri në 10 minutëshin e fundit e kishte skuadra e Prishtinës së Re, por Vëllaznimi përmes 2 pikëshit të shënuar nga Michael Green, 4 minuta parafundit të ndeshjes, arriti që të kalojë në epërsi me rezultatin 63 – 64, epërsi kjo që u ruajt deri në fund të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 65 – 76.

Michael Green me 33 pikë, 7 kërcime, e 3 asisitime, ishte basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje, ndërsa me me double-double luajti Bardhi Rexha i cili shënoi  12 pikë, e realizoi 15 kërcime, ndërsa Ujkan Karanezi këtë ndeshje e mbylli me 11 pikë të shënuara. 

Kështu, Vëllaznimi këtë sezon e mbyll me 22 fitore dhe asnjë humbje, duke qenë kështu vazhdimisht skuadra e vetme që e ka mbajtur epitetin e skuadrës së pamposhtur.

Që ky sezon ka qenë i sukseshëm për Vëllaznimin, na tha edhe Kapiteni i skuadrës, Driton Rraci, i cili falenderoi trajnerët Sterlen dhe Kumnova për kontributin e tyre.

Rraci ndër të tjera shtoi se ky sukses është shumë i rëndësishëm për skuadrën nga Gjakova.

Ndër të tjera Kapiteni Rraci shtoi se faktor kyç për këtë sukses është organizimi i ekpit, dhe që synimet e tyre si ekip tashmë i rikthyer në Superligën e Basketbollit kosovar është që të jenë të pozicionuar sa më lartë në tabelën e kësaj lige.

Read Previous

Përgjime të reja në skandalin e Superkupës së Spanjës, dyshohet se Messi është përfshirë në aferën Pique-Rubiales

Read Next

Parashikimet nga Bill Gates, 27 vjet më parë – nga Google Maps, telefonat inteligjentë e deri te puna në distancë