KB Vëllaznimi ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Josip Plantak

Trajneri kroat Josip Plantak nuk do ta drejtojë më skuadrën e Vëllaznimit.

Sipas një komunikate të publikuar në rrjetet sociale zyrtare të KB “Vëllaznimi” drejtuesit e skuadrës gjakovare tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë nga detyra trajnerin kroat.

Plantak e mori drejtimin e Vëllaznimit gjatë verës pas largimit të trajnerit Prakuraitis dhe së bashku me kryesinë e klubit arritën që t’i transferojnë disa lojtarë vendorë e të huaj.

Platak e mori detyrën e kryetrajnerit të KB “Vëllaznimit” nga xhiroja e 3-të e Superligës së basketbollit të Kosovës këtë sezon, ku arriti t’i regjistrojë 7 fitore dhe 7 humbje.

Read Previous

Finlanda nuk do të rihapë pikat kufitare me Rusinë

Read Next

Parashikimi i motit