Mbrëmë në Palestrën “Shani Nushi” është zhvilluar ndeshja e parë e Play Off-it të Ligës së Parë të Basketbollit kosovar, në mes të KB “Vëllaznimi” dhe KB “Vushtrria”, ndeshje kjo në të cilën skuadra nga Gjakova e vazhdoi edhe më tutje serinë e fitoreve, duke e mposhtur skuadrën mysafire me rezultatin 106 – 67 .
Ishte skuadra gjakovare që shënoi pikët e parë duke arritur kwshtu që gjatë tërë ndeshjes ta mbajë epërsinë, ku pikë dyshifore për Vëllaznimin shënuan 5 basketbollistë, ku edhe në këtë ndeshje ndeshjen me 22 pikë, 6 kërcime e 3 assistime basketbollisti mw efikas ishte Michael Green, i pasuar nga Atik Koshi e Besnik Azemi të cilët shënuan nga 16 pikë, Rron Dahsyla në këtë fitore kontributin e tij e dha përmes 13 pikëve të shënuara, ndërsa me 11 pikë të shënuara e mbylli ndeshjen Ujkan Karanezi.
Përmes gjuajtes së lirë pikën e 100-të për Vëllaznimin e shënoi Bleonis Tanushi, që në total këtë ndeshje shënoi 6 pikë, ku numër të njetë të pikëve shënoi edhe kapiteni Driton Rraci, e 7 pikë shënoi Engjëll Sollova, ndërsa Bardhi Rexha gjysmëfinalen e parë e mbylli më 9 pikë të shënuara.
Me këtë fitore Vëllaznimit I duhet edhe një fitore tjetër për të arritur në finale e PlayOff-it, ku në rast të arritjes në Finale e pret fituesin e dueleve Prishtina e Re – New Basket.