Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Katër raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në disa komuna të Kosovës, ndërsa në njërin prej rasteve, i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në Drenas, Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi sipas raportit 24 orësh, ai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti është përcjell në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër është trajtuar në Graçanicë, ku dy gra janë intervistuar si të dyshuara për ushtrim të dhunës në familje ndaj një burri.
Edhe në këtë rast, pas intervistimit, prokurori ka vendosur që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt.
Ndërkohë në Kamenicë, një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i fundit është raportuar në Pejë, ku një grua ka denoncuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një burrë. Sipas Policisë, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.
Policia ka bërë të ditur se për të gjitha rastet është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar. /Kallxo.com