Katër persona janë gjetur të vdekur në një apartament në Londër, mes tyre dy fëmijë

Trupat e pajetë të katër personave janë gjetur në një banesë në perëndim të Londrës.

Në banesë u gjetën një burrë dhe një grua rreth të 30-tave, një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë tre-vjeçar.

Policia britanike u njoftuar për rastin që kishte ndodhur në rrugën Staines, Bedfont.

Të katër mendohet se kanë lidhje. Një hetim tashmë ka nisur nga Policia Metropolitane, raporton skynews.

Kryeinspektori Sean Wilson tha se “hetimi ynë është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në të dhënat tona fillestare, aktualisht askush tjetër nuk është duke u hetuar në lidhje me incidentin”.

“Unë e di tronditjen dhe shqetësimin që ky incident i tmerrshëm do të shkaktojë në komunitetin në Hounslow dhe më gjerë. Mund t’i siguroj qytetarët se oficerët e specializuar po punojnë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe unë do të jap informacione të mëtejshme sa më shpejt që të mundem”.

Do të ketë policë shtesë në zonë gjatë fundjavës ndërsa policia ka kërkuar ndihmë prej qytetarëve nëse kanë informacione rreth rastit. 

/Telegrafi/

Read Previous

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Moldavisë

Read Next

Blinken: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore