Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një revole, dy boksa të hekurit dhe dy armë të ftohta janë kapur në një autobus urban në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Të martën është kryer një kontroll në autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj-Greme dhe Gaçkë, ku nxënësve iu janë kapur këto armë.
Për këtë është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
“Zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘Box hekuri’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin”, thuhet në njoftimin policor.
Vite më parë në disa shkolla të mesme në Ferizaj ishin konfiskuar mbi 40 thika dhe armë zjarri./koha.net/